Sot jemi më 15 nëntor, dita kur detyrimisht secili vozitës duhet që në veturën e tij t’i vendosë përgatitjet dimërore, pra zinxhirët për goma, por edhe të rregullojë çështjen e ngrirjeve në motor.

Ata shoferë që nuk do ta respektojnë këtë obligim, do të dënohen me gjobë prej 45 euro, në kundërvlerë denari, si edhe do t’u hiqen 25 pikë.

Duhet të bëhet edhe ndërrimi i gomave të verës, me ato të dimrit. Edhe kjo gjë kontrollohet nga policia, prandaj keni kujdes.