Tashmë kanë filluar të arrestohen protestuesit për rastin “Monstra”.

Policët deri tani kanë privuar nga liria një protestues, për shkak të incidenteve të shkaktuara me policinë, pasi këta të fundit bllokuan rrugën te “Mavrovasja”, transmeton TV21.

Plani ishte që marshi të vazhdojë deri para gjykatës dhe Qeverisë, por një kordon i madh policor e ka bllokuar rrugën duke penguar protestuesit.

Si pasojë, këta të fundit janë përplasur me policinë.

Janë lënduar edhe disa policë, të cilët ekipet e ndihmës së shpejtë i kanë dërguar në spital.