Nevrij Ademi përmes një postimi në Fejsbuk ka informuar se nuk është më anëtar dhe aktivist i Lëvizjes BESA.

Ademi, njëherësh ka qenë edhe përgjegjës për informim nga ky subjekt në degën e Gostivarit.

Ja çka shkruan Ademi në Fejsbuk:

“Përshëndetje miq. Desha t’ju informoj se prej tani nuk jam anëtar dhe aktivist i Lëvizjes BESA dhe prej tani nuk mbaj përgjegjësi mbi lajmet që dalin në portalin gostivarilajm.com”, shkruan Ademi.