Ani pse temperaturat vazhdojnë të jenë të larta, në Kosovë veçanërisht në kryeqytet tashmë kanë filluar problemet me ndotjen e ajrit.

Sikurse edhe viteve të kaluara, siç duket edhe këtë vit vlerat e ndotjes së ajrit do të jenë po të njëjtat.

Në kryeqytet sot në mëngjes ajri ka qenë shumë i pashëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Sipas matësit të vendosur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ndotja e ajrit aktualisht shënon nivelin prej 166 PPM.

Viteve të kaluara ka pasur raportime të shumta madje edhe protesta për ndotjen e ajrit, por akoma nuk është ndërmarrë asgjë për ta rregulluar këtë problem.

Kujtojmë se jo rrallë herë Prishtina është radhitur si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe.