Në Gjykatën Penale të Shkupit filloi këtë mëngjes gjyqi për aksidentin tragjikë në Llaskarcë që ndodhi në muajin shkurt të këtij viti. Në sallën e gjyqit në bankën e të akuzuarve janë ulur pronari i Durmo Turs Durmish Belluli, punonjësi i Durmo Tours Remzi Miftari i cili ishte dënuar më parë, inxhinieri mekanik i punësuar më parë në inspektimin teknik, Igor Gjorgjevski, gjithashtu edhe Gorjevski Bochevski dhe shoferi Manoil Trifunovski. Avokatët e tyre ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, si dhe avokatë e të dëmtuarve.

Rasti po përfaqësohet nga prokurori i Shkupit Darko Jakimovski, ndërsa e gjykojnë Diana Gjevska Ilievska dhe Aleksandra Risteska dhe tre gjyqtarë tjerë.

Prokurori Jakimovski në fjalin hapëse tha që gjyqtarët do të gjykojnë për pasojat katastrofike që mund dhe duhej të ishin shmangur.