Pas dorëheqjeve të shumta që kanë përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, javëve të fundit, ky subjekt sot do të mbajë mbledhje të Kryesisë.

Tashmë veç kanë filluar të arrijnë anëtarët e kryesisë së VV-së, edhe ata që ditë më parë janë dorëhequr nga pozitat drejtuese brenda këtij subjekti.

Deri më tani janë parë duke hyrë brenda selisë së VV-së: Ismajl Kurteshi, Sami Kurteshi, Hydajet Hiseni, Albulena Haxhiu, Dukagjin Gorani, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku etj.

Në këtë mbledhje ka arritur edhe kandidati i vetëm zyrtar deri më tash për kryetar të VV-së, Albin Kurti, dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Mbledhja është paraparë të nis në orën 15:00, ku pritet të diskutohet për dorëheqjet e fundit.