Pas kërkesave të vazhdueshme të faktorit politik shqiptar dhe pas ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar në Parlamentin e Malit të Zi, atje ka filluar përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe.

Analistët e pavarur në Mal të Zi e mirëpritën përdorimin e gjuhës shqipe në Parlament ku, siç shprehen ata, 25 vjet pas pluralizimit politik, realizohet një nga të drejtat më themelore të pakicave në vend./VOA