Fillon takimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, transmeton Gazeta Express.

Në takim, siç është paralajmëruar, marrin pjesë ambasadorët e Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Çekisë, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Italisë, Holandës, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Spanjës, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Prej ditës së martë edhe zyrtarisht Talat Xhaferi është njohur si Kryetar i Kuvendit, pasi që u bë shpallja nga gazeta zyrtare. Ditë më vonë, Xhaferi, i dërgoi kërkesë Presidentit Ivanov për t’i konfirmuar se ekziston shumica e re parlamentare, si rrejdhojë të jepet mandati për të formuar Qeverinë e re.