Nxënësit e kolegjit Yahya Kemal nga dita e sotme janë ulur nëpër bankat shkollore.

Me masa të veçanta mbrojtëse dhe të sigurisë, kjo shkollë, nga sot ka hapur dyert për filloristët, duke i njoftuar fillimisht ata me kushtet dhe këndet e ndrysme që i ofron shkolla dhe më pas edhe me plan programin e larmishëm mësimor, i cili është i adoptuar asisoj, që fëmijët të pajisen me dijet maksimale por edhe me aftësitë e duhura për shkollimin e mëtejmë. Gëzimi i filloristëve ishte i pa evitueshëm. Me të futur në objektin e shkollës, ata menjëherë filluan të “inspektonin” mundësitë e shumta që iu jep ky kolegj.

Për dallim prej shumicës së shkollave të vendit, ky kolegj, ka adoptuar kushtet dhe mësimi në të ka filluar që në datë 14 të këtij muaji, duke mundësuar që, procesi mësimor për filloristët e kolegjit Yahya Kemal, të shkoj mbarë dhe me siguri maksimale për vogëlushët që do hedhin hapat e para në kolegj.

Mësuesja e klasave të para Albina Zulbehari, është shprehur për TS se, parapërgatitjet për zhvillim të mësimit në kushte pandemie janë bërë që të gjitha, dhe falë angazhimit të drejtorisë së këtij kolegji, janë siguruar kushtet maksimale për proces mësimor të mirëfilltë për klasat e para.