Një peshk transgjinor është filmuar për herë të parë duke ndryshuar gjininë. Sheepshead Wrasse është emri me të cilin njihet dhe ka aftësinë e mahnitshme për t’u transformuar sa herë dëshiron.

Peshku aziatik është filmuar nga studiuesit te Blue Planet 2 nga BBC, të cilët kanë treguar se si ndryshon nga gjinia femërore në atë mashkullore.

Sipas tyre, është i gjatë 1 metër dhe peshon 14.7 kg. Duket se peshku i ujërave të Paqësorit kthehet në mashkull kur merr një formë gunge në pjesën e kokës.

Janë zbuluar edhe raste tjera të peshqve transgjinorë, por nuk dihet nëse këtë herë ka lidhje me ndonjë mutacion gjenetik.

Të dielën pritet që të vijnë për herë të parë pamje të specieve të tjera që transformohen.