Një numër i madh i shqiptarëve të Maqedonisë sipas filozofit shqiptar nga ky vend, Sead Zimeri, jetojnë ende sikur me qenë në mesjetë.

Zimeri thotë se ndjenë keqardhje për këtë gjendje të shqiptarëve të Maqedonisë, të cilit ai thotë se jetojnë me mentalitet të shpellave.

“Më vjen keq por një numër i madh i shqiptarëve të Maqedonisë jetojnë me mentalitet shpellar”.

Ai thotë se kur i sheh këta shqiptarë të Maqedonisë se si sillen në jetën publike e private, i rrëqethet trupi.

“Kur po i lexoj disa statuse, po më rrënqethet trupi nga injoranca, analfabetizmi, iditoizmi, seksizmi, fetarizmi dhe primitivizmi i tyre. Sinqerisht po më vjen keq që shqiptarët aty ende jetojnë sikur me qenë në mesjetë”, ka shkruar filozofi Zimeri. /gazetametro.net/