Mijëra njerëz ishin mbledhur në sheshin e ‘San Carlos’ në Torino, por duket se ajo që ka ndodhur gjatë pjesës së 2-të të ndeshjes nuk ka lidhje me ndeshjen.

Siç raportojnë mediat italiane në sheshin ku ka pasur mijëra njerëz ka pasur disa shpërthime dhe për pasojë janë plagosur shumë persona.

Njerëzit kanë ikur me vrap, ndërsa aktualisht në vendin e ngjarjes ka shumë ambulanca dhe polici.

Në fillim zhgënjimi më pas paniku dhe frika deri në palc. Një natë kaosi, dhe me shumë të plagosur nga kjo e sotmja, në sheshin “San Carlo” në qendër të Torinës, Itali.

Një natë për tu harruar kjo e sotmja në sheshin e veshur bardh e zi për të ndjekur finale e Champions përmes ekranit gjigant të vendosur pikërisht për këtë eveniment.

ANSA dhe mediat e tjera italiane flasin për 200 të plagosur, por asnjëri në gjëndje të rëndë

Në momentin kur ishte shënuar goli i tretë i Realit shpërthen kaosi. “Njerëzit bërtisnin, shtynin dhe nisën të largoheshin të alarmuar”,- thonë dëshmitarët, të cilët menduan fillimisht mos ishte një atentat

Shumë persona kanë mbetur të plagosur nga shkelmat e njerëzve të cilët vraponin të tmerruar.

Fillimisht është dëgjuar një zhurmë e madhe dhe më pas u mësua se ishte shembur një pjesë kangjellave të pjesës që të çonte tek parkimt nëntokësor. Shembja ka shkaktuar panik.