Nata finale e Këngës Magjike do të mbyllë sonte në mbrëmje edicionin e 18-të në Pallatin e Kongreseve. Edhe këtë vit, në skenë janë ngjitur disa prej artistëve më të mirë në tregun muzikor, shumë prej të cilëve edhe pretendentë në kategori të ndryshme çmimesh. Megjithatë, gara e vërtetë mbetet ajo për çmimin e madh. Të shumtë kanë qenë emrat “big” që kanë marrë pjesë këtë herë, duke sjellë këngët e tyre live.

941575fb706a53b286bfd91fc2701a4c

Sidomos javën e fundit, shumë emra janë lakuar si pretendentë të çmimit të madh. Siç dihet, për çmimin e madh janë vetë artistët ata që votojnë, ndaj edhe një pjesë emrash pretendentë kanë dalë edhe prej tyre. “Bluetooth”, në një kontakt me disa prej këngëtarëve pjesëmarrës, ka mësuar se një emër i lakuar për çmim të parë është Rozana Radi. Edhe pse nuk kanë dashur të prononcohen zyrtarisht apo të rrëfejnë pikët e tyre, të shumtë kanë qenë ata që kanë pohuar se Rozana Radi me “Ma thuaj ti” është pretendentja kryesore për ta fituar këtë çmim dhe nuk ka konkurrencë, duke e cilësuar si më lart se të gjithë të tjerët. Bëhet me dije se votat për Rozin kanë qenë të shumta nga kolegët, të cilët janë shprehur se nuk e kanë pasur aspak të vështirë votimin për këtë vit. “Ma thuaj ti” pritet të fitojë më shumë se sa një çmim këtë edicion.

99bf1f6e8e91195bb585f3414617a843

“Bluetooth” ka kontaktuar me Rozana Radin për ta pyetur nëse e pret fitoren këtë vit, duke qenë më e vlerësuara nga kolegët. Këngëtarja nuk ka harruar të thotë se këtë vit ka pasur shumë këngë të bukura dhe se realisht nuk e pret fitoren: “Jo, nuk e pres fitoren, këtë vit ka pasur shumë këngë të bukura”, -është shprehur këngëtarja. Një tjetër performancë që ka habitur këtë edicion të festivalit ka qenë ajo e këngëtares Arilena Ara, e cila ka ardhur me baladën e saj, “Nëntori”. Momentalisht, Arilena është edhe kënga më e klikuar në “You Tube” me më shumë se  3,5 milionë klikime.

Pas Arilenës, edhe Bruno me Artjola Toskën me “Mirmëngjes dashni” është një këngë mjaft e klikuar, ndaj pritet që edhe ajo të shpërblehet me të paktën një çmim.