Prestigjozja amerikane “Financial Times” shkruan se e ardhmja e brishtë e Ballkanit varet nga marrëveshja e Maqedonisë me Greqisë.
Sipas tij, ndryshimet e emrit të aeroportit dhe të një auto udhe, nga siç thotë “lidershipi reformator” paraqesin shpresë për rajonin e Ballkanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në analizën e tij, Barber konsideron se një ujdi që do ta përmbyllte çështjen mbi 20 vjeçare të emrit, do të ishte sinjal pozitiv për vendet tjera si Kosova e Serbia, apo edhe kroatët, muslimanët e serbët në Bosnjë e Hercegovinë.
Gjithashtu, Barber konsideron se ujdia për emrin do të hapte dyert e BE-së dhe NATO-së për Maqedoninë dhe këtë vend do ta largonte nga paqëndrueshmëria gjeopolitike, dhe se do të ishte një kundërvënie për zgjerimin e prezencës në Ballkan të Rusisë, Turqisë, Kinës, Arabisë Saudite dhe vendeve tjera të Gjirit.
Barber citon deklaratën e Ali Ahmetit të ketë thënë se gjithçka që është arritur me marrëveshjen e vitit 2001 do të ishte e kotë nëse nuk anëtarësohet Maqedonia në NATO dhe BE.
Megjithatë, Barber thotë se e ardhmja e një ujdie Maqedoni-Greqi është e pasigurtë, pasi që Athina kërkon ndryshimin e Kushtetutës, kurse Shkupi mendon për një zgjidhje në dy forma, një për përdorim të jashtëm, dhe një për përdorim të brendshëm.
Në përmbyllje për “Financial Times”, Tony Barber konsideron se jo të gjitha shtetet e BE-së dhe të NATO-së e shohin anëtarësimin e Maqedonisë si diçka parësore, por kjo do të mësohet në samitin e BE-së në qershor, dhe të NATO-së, në korrik.