Maqedonia duket se është bërë gati për ta ndryshuar emrin, në mënyrë që Greqia të tërheq veton për pranimin e saj në NATO. Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në një intervistë të dhënë për gazetën britanike “Financial Times” përmend si variant të emrit të ri që mund të ketë Maqedonia si “Maqedonia e Epërme”, i propozuar më shumë se një çerek shekulli gjatë kontestit me Greqinë.

“Emri i zgjedhur me kompromis do të nxirret në referendum në Maqedoni, ndërsa paraprakisht për të do të kërkohet konsensusi i të gjitha partive politike”, ka thënë Dimitrov.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitrov ndodhet sot në Bruksel me kryeministrin Zoran Zaev, dhe do të kenë takime me krerët më të larta të BE-së dhe të NATO-s.