Në dhjetor Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, 170 herë janë reklamuar projekte që janë të lidhura drejtpërdrejt me shpenzimet buxhetore. Në asnjë rast, publiku nuk ishte njoftuar nëse për këto projekte që zbatohen apo do të zbatohen, janë siguruar para nga buxheti i shtetit, kështu thuhet në analizën e organizatave joqeveritare Transparency International dhe Qendra për Analiza Ekonomike.

“Nëse ka subvencione të interesit, subvencione për kategori të rrezikuara të qytetarëve, shërim falas në banjat e vendit, ne nuk do të ndërhyjmë në pjesën e legjitimitetit për krijimin e një politike të tillë, por për ne fokusi është në atë nëse ajo është planifikuar më herët apo tani në Buxhetin e Maqedonisë ose janë ad-hok zgjidhje që do të çojnë më tej në reduktimin e disiplinës fiskale dhe nevojën për huamarrje të reja “, deklaroi Marjan Nikollov, Qendra për analiza ekonomike.

Në analizën e Transparency International dhe Qendrës për Analiza Ekonomike mbi atë se si partitë politike i shpenzojnë paratë para zgjedhjeve, është konstatuar se partitë i kanë përdorur festat e Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve për tu vetë promovuar. Kjo sipas Ligjit, nga mesi i dhjetorit nuk guxon të bëhet.

“Tani më tej do të hulumtojmë kush ka paguar për atë. Duke u nisur nga sigurimi i hapësirës, të druve, monedhës së arit, artistët kulturor që sipas neve është një aktivitet politik që ndodh jashtë fushatës politike”, tha Sllagjana Taseva, Transparency Macedonia.

Analiza bëhet nën supozimin se zgjedhjet do të mbahen më 24 prill. Mblidhen të gjitha publikimet në mediat elektronike, bilbordet, marrja me qira e zyrave dhe materialeve propaganduese që i kanë partitë.(alsat-m)

qeveria