Facebook, Microsoft, Twitter dhe YouTube janë duke punuar në një projekt për të parandaluar dhunën.

Këto katër firma kanë plan që të krijojnë një databazë që përmban “shenjat digjitale të gishtërinjve”.

Kjo në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e fotografive dhe videove që shpërndahen përmes këtyre faqeve e që përmbajnë pamje të dhunës dhe ekstremizmit.

Më pas kjo databazë do të bëhet e lejueshme edhe për firmat tjera ku policia mund të kenë qasje.