Fisi: Astrit, po ta jap besën se kemi me ta realizu ëndrrën, edhe nëse flijohemi deri në funD

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, përmes një postimi (të ri) në Facebook, është shprehur shumë i pikëlluar me vdekjen e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, i cili vdiq në rrethana ende të pasqaruara në burgun e Prizrenit.

Madje, Ismaili është betuar se “kemi me u çue n’kambë, e kemi me ta realizue qat andërr, me dijtë që flijohemi për të deri në frymën e fundit”.

Postimi i plotë i Ismailit:

Astrit, brehhhh! Sonte jemi të thyem. Jemi copë, copë. S’po na besohet. Krejt, ama krejt, ishim të bindun që nuk shkon gjatë, e del prej aty, e lirohesh prej akuzave të poshtra, të ulëta e të fëlliqta që u munduen me ti mveshë.

Kurrkujt, ama hiç kurrkujt, nuk ia ka marrë mendja, as për një të vetmin sekond, që del në këtë mënyrë. Ti je qetash ma i lirë se asnjiherë, por kjo neve po na pikëllon, sepse po vazhdojmë me jetue në këtë burg, prej të cilit ti, e krejt shokët tu, kanë andërrue me na lirue.

Sot jemi shkrum, Astrit, amo nëser… nesër, po ta jap besën, kemi me u çue n’kambë, e kemi me ta realizue qat andërr, me dijtë që flijohemi për të deri në frymën e fundit.