Kroacia ka shënuar fitore të rëndësishme në Evropianin e hendbollit që po mbahet në Hungari e Sllovaki. Kroatët të shtunën mbrëma fituan ndaj Serbisë me shifrat 23:20.

Ndeshja u luajt në Szeged të Hungarisë.

Për Kroacinë është fitorja e parë. Në ndeshjen e parë kroatët pësuan 27:22 nga Franca. Ndërkohë Serbia në ndeshjen e parë e mposhti Ukrainën me 31:23.

Franca të shtunën fitoi 36:23 dhe tashmë është në fazën e dytë të garave.

Ndeshjet e fundit në grupin C janë të hënën. Kroacia luan me Ukrainën, ndërsa Franca me Serbinë.