Pesë ndeshje janë zhvilluar në kuadër të javës së 19-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në derbin e kreut të renditjes së Ligës së Parë, skuadra e FC Shkupit mundi Akademia Pandevin me 2-1 duke përmbysur rezultatin edhe pse 15 minuta ishte me një futbollist më pak në terren. Dimoski solli epërsi për mysafirët, para se Adetunxhi, fillimisht të barazojë shifrat në 1-1 në pjesën e parë dhe në minutën e 77-të, të shënojë edhe golin e fitores.
– Advertisements –
Skuadra e Shkëndijës e nisi sezonin pranverore me fitore, duke mundur Struga Trim Lum me 3-1 në Tetovë. Elezi dhe Guri shënuan në pjesën e parë, para se shënojë Kitanovski për mysafirët nga Struga, ndërsa fitoren e vulosi Hasani nga penaltia.
Fitore në terrenin vendas shënon edhe Makedonija Gjorçe Petrovi, që mundi Tikveshin me 1-0, në një sfidë ku u treguan 2 kartona të kuq.
Skopje dhe Boreci u ndalën në barazim 1-1, ndërsa Rabotniçki shënoi fitore në transfertë, duke mundur Pelisterin në Manastir me 2-0. Ditë më parë, Renova me 2-1 mundi Bregallnicën në Shtip.
Liga e Parë – Java 19
Bregallnica 1-2 Renova
FC Shkupi 2-1 Akad. Pandev
Shkëndija 3-1 Struga Trim Lum
Makedonija Gj.P. 1-0 Tikveshi
Skopje 1-1 Borec
Pelisteri 0-2 Rabotniçki