Nga Elmir Sejfullai

Të nderuar miq, familjar dhe kolegë. Kam bindjen se këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë për të gjith ne. Vërehet një atmosferë e cila pasqyron dëshirën tuaj për të ndryshuar skenën politike në kampin shqiptar. Megjithatë, e ndjejë obligim t’iu drejtohem me këto fjalë. Ne koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa jemi i vetmi opcion i cili seriozisht është një hap afër rrëzimit të pjesës shqiptare të regjimit të mbetur nga Gruevski. Ju ftoj që këtë fakt ta merni në konsideratë dhe të reflektoni. Si rallë herë këto janë zgjedhje ku tek ju nuk duhet të ketë huti se për kë të votoni. Gjithçka është e qartë. Nga njëra anë keni BDI dhe nga ana tjetër e keni koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Ju që jeni të ngopur nga politikbërja makabre e BDI-së, duhet ti drejtoni votat tuaja te koalicioni Aleanca-Alternativa. Mos e zhvlerësoni votën tuaj duke votuar subjekte politike të cilat në këto zgjedhje nuk kanë asnjë shansë të rrezikojnë BDI. Për të qenë më direkt. Mos votoni Besën, sepse kjo parti nuk garon si pandan i BDI-së, por është thjesht një partner koalicioni si 20 parti të tjera në kampin e LSDM. Gjithashtu, miq, familjar, kolegë, mos e zhvlerësoni votën tuaj duke votuar PDSH, sepse është evidente dhe për këtë nuk duhet shumë mend për ta konstatuar, PDSH nuk ka kredibilitetin, as fuqin politike në teren për të fituar zgjedhjet karshi BDI. Përkundrazi, vota për PDSH nuk është votë për një opcion i cili do jetë faktor pas 15 Korrikut, por është votë për të mbajtur në skenë politike kryetarin e saj dhe për ti dhënë atij imunitet përpara organeve të drejtësisë. Mos hudhni votën tuaj duke tentuar të mbroni, diçka që nuk mund të mbrohet. Pra, duke votuar PDSH-në, ju ndihmoni që vota të mos fokusohet tek opcioni ASH-AA dhe me këtë ndihmoni BDI-në.
Andaj, të nderuar miq, familjar dhe kolegë, TASH ËSHTË KOHA të sjellim ndryshimin dhe ti themi STOP politikës 18 vjeçare të mbrapsht të BDI.
Fitorja është në dorën tuaj, vota jote vlenë shumë, mos e hudh, por bëje faktor…

Voto TASH ËSHTË KOHA dhe me 15 Korrik, do vij Çlirimi i vërtet.