Miq të nderuar , …Nuk është mjaft vetëm çfardo fitore por na nevojitet të triumfojmë pohon Ali Ahmeti. Poqëse deshifrojmë politikisht këtë frazë, ajo nënkupton se Bdi nuk ka siguri për fitoren e saj, andaj edhe në mënyrë strategjike është taktike të kërkosh diçka më shumë se ajo çka synon ta arishë pra fitoren. Ajo më shum sipas tyre nënkupton TRIUMFALITETIN.

Tani mbetet të shihet se këtë TRIUMF mos vallë duan ta manifestojnë me ndonjë lloj parakalimi nëpër Portën triumfale në ,,Shkupin -2014 ,, apo disi më ndryshe. Madje, mos vallë duan të triumfojnë mbi të gjithë ata që u dënuan me burg të përjetshëm me procese të montuara,apo të triumfojnë mbi dhjetra e dhjetra djem të ri shqiptarë të tjerë që janë në procedim me rrezikun më të madhë për tua shqiptuar dënimin e përjetshëm ; mos vallë duan të triumfojnë mbi varfërinë e sofrave në vatrat e shqiptarëve apo mos vallë duan të triumfojnë mbi tymin e Zi që shpërfaqën ,,Bombat,, për karakterin e vërtetë të atyre që synojnë triumfalizmin !

( Q.aliu )