Fituesja e edicionit të parë të “The Voice of Albania”, Rina Bilurdaku, pasi triumfoi në talent show-n e të rinjve, nën kujdesin e këngëtares Alma Bektashi, iu përkushtua muzikës me kohë të plotë. Pas The Voice, Rina filloi studimet e larta në Prishtinë në degën e kantos, por ndërkohë vijoi suksesin edhe me mbrëmjet muzikore me zërin e saj të jashtëzakonshëm.

 

Por këngëtarja nga Prizreni nuk është marrë vetëm me muzikë gjatë këtyre viteve. Prej kohësh, Rina jeton edhe një histori të bukur dashurie, të cilën së fundi e ka kurorëzuar në fejesë.

Siç shkruan Prive, Rina dhe Bekir Sejfula, shqiptar nga Shkupi, kanë shkëmbyer unazat pak javë më parë.

Sot, partneri i Rinës ka festuar ditëlindjen dhe me këtë rast, ajo e ka uruar edhe nëpërmjet profilit të saj në Facebook.