Në listën e nëntë të fjalëkalimeve më të këqija (“Worst Passwords”), kompania e cila merret me administrimin e fjalëkalimeve, SplashData, ka analizuar mbi pesë milionë fjalëkalime që kanë rrjedhur në internet.

SplashData ka listuar fjalëkalimet më të këqija dhe i ka radhitur pozicionet e tyre në krahasim me vitin e kaluar (shigjetat tregojnë se sa vende lart apo poshtë janë zhvendosur fjalëkalimet në përdorim), shkruan TechSpot.

Në vendin e parë vazhdon të jetë fjalëkalimi “123456”, i ndjekur nga ai “123456789”, transmeton Koha.net. Kapërcimin e gjashtë vendeve në listë e bëri fjalëkalimi “qwerty” i cili ishte shumë i popullarizuar vitin e kaluar, ndërsa në top 10-shen është radhitur edhe fjalëkalimi “123123”.

Gjithashtu, SplashData, thekson se përkundër numrit të madh të shkeljeve të të dhënave, duke ekspozuar kyçjet e përdoruesve dhe informacioneve të tjera private në internet, ende vërehet se një numër i madh i përdoruesve përdorin fjalëkalime të këqija.

Kjo kompani, po ashtu, sugjeron përdorimin e një “gjeneratori” të fjalëkalimeve, si dhe përdorimin e simboleve për t’u siguruar se të njëjtat fjalëkalime nuk përdoren në më shumë uebsajte.

Në vijim ju sjellim listën e top 10 fjalëkalimeve më të këqija, ndërsa listën e plotë mund ta shikoni këtu.

123456;

123456789 (↑ 1);

qwerty (↑ 6);

password (↓ 2);

1234567 (↑ 2);

12345678 (↓ 2);

12345 (↓ 2);

iloveyou (↑ 2);

111111 (↓ 3);

123123 (↑ 7).