Në gjykatën Penale të Shkupit vazhdon gjykimi për ngjarjet e Kuvendit më 27 Prill të 2017.

Në seancën e kaluar me fjalë përfundimtare kanë përfunduar pala mbrojtëse e një pjesë të të akuzuarëve.

Procesi gjyqësor ka filluar në gusht të vitit të kaluar, e udhëhequr nga gjykatësja Dobrila Kacarska, ndërsa përfaqësuese e prokurorëve Vilma Ruskovska. Procesi ka filluar kundër 33 të akuzuarëve, mirëpo në përputhje me Ligjin për amnisti kanë qenë të falur gjithsej 15 persona.

Në bankën e të akuzuarve kanë ngelur: Mitko Çavkov, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski-Levi, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Munir Pepiq, Abdulefeta Alimi, Oliver Radulove, Igor Durlovski, Jane Çento, Igor Jug, Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Nikolla Mitrevski – Kolo, Mladen Dodevski, Gorançe Angelov, Vlatko Trajkovski, dhe Viliam Mihajlovski, të cilët ngarkohen se kanë kryer vepër penale rrezikim terrorist të rendit kushtetues.