Takimi i djeshëm i liderëve shqiptarë shumëkujt mund t’i ketë penguar por në fakt është një nga takimet më të rëndësishme të faktorit politik shqiptarë në Maqedoni dhe një ditë historike kur në tryezë të bisedimeve ulen disa nga liderët shqiptarë.

”Aspak nuk kanë të drejtën disa ta gjykojnë dhe paragjykojnë takimin e sotëm të lidërëve. Vetëm sa për kujtesë, Ne se bashku me Ziadin Sela erdhëm edhe në Protestën tuaj të 9 Majit, Ju e dini se si na pritët?”, kështu komenton Flakron Bexheti nga dega e LR PDSH në Tetovë.

Sipas tij, ishin po këta që dje bojkotuan takimin e liderëve ata që shtyheshin dhe dëshironin të bënin indicente dhe ekcese.

”Haruat se ne Ju zgjatëm dorën edhe Juve? Organizuat kordon dhe shtyeheshit duke dashur të shkaktoni ekces, dhe nuk na pranuat ashtu sic e do tradita shqiptare! Ndërsa Ju po të njejtët në protestën e LSDM lidhët flamurin tuaj me ate maqedonas, dhe nuk hezituat? Pse të hezitojme ne?!”, komenton kështu Bexheti, transmeton Zhurnal.