Flamuri kombëtar ngrihet në Vlorë (Foto)

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ishte sot paradite i pranishëm në ceremoninë zyrtare me rastin e 104-vjetorit të Pavarësisë, të mbajtur në Sheshin e Flamurit dhe të Monumentit të Pavarësisë në qytetin historik të Vlorës.

Sipas njoftimit nga presidenca, flamuri ynë Kombëtar kuq e zi u ngrit në prani të Kreut të Shtetit dhe autoriteteve të larta shqiptare në Sheshin e Flamurit dhe më pas, të pranishmit zhvilluan homazhe në varrin e Ismail Qemalit, ku Presidenti Nishani vendosi një kurorë me lule dhe u përul me nderim para veprës dhe kujtimit të Atit Themelues të Shqipërisë së pavarur.