Drejtori i Spitalit të Qytetit “8-shtatori”, Hristian Kostov, ka njoftuar se deri tani në këtë spital, nga pacientët e sjellë, katër persona janë të vdekur, ndërsa një është në gjendje kritike dhe po lufton për jetë.Drejtori Kostov ka thënë se ende po arrin makina të ndihmës së shpejtë me persona të lënduar dhe se pret që ky numër të arrij në 40-45 njerëz. Ai ka shtuar se spitali ka kapacitet që të përballet me këtë situatë.