Kryeredaktori i Insajderit, Vehbi Kajtazi ka thënë se familja e 16 vjeçares së dhunuar jeton në kushte të vështira ekonomike.

Kajtazi ka thënë se për shkak se familja e vajzës ishte parë si “e dobët” në shoqërinë e atij vendi, ajo është bërë cak i përdhunuesve.

“Të dobëtin e shkelin pa çarë kokën se mund të ketë hakmarrje”.

Gazetari ka thënë se rrëfimi i vajzës ka qenë i sinqertë, pasi ajo edhe ka treguar se synimi i saj i fundit ishte të përfundojë në martesë.

“Pasi vajza kishte përfunduar në marrëdhënie [seksuale], ajo thotë se ka insistuar të martohet pasi që thotë se “kush më merr mua, pasi merret vesh kjo punë që kam qenë në lidhje me arsimtarin”. Problemet pikërisht fillojnë kur arsimtari tërhiqet nga lidhja me vajzen”.

Kajtazi thotë se fillimi i problemeve për vajzën nisin kur ajo vendos ta raportojë në polici raportin me arsimtarin.

“Problemi më i madh për mua fillon në polici. Profesori kishte probleme me lidhjen pasi kjo ishte e mitur, edhe nëse do të donte të martohej. Kur shkon në polici has te polici Vesel Veseli që është edhe familjar i saj. Por rasti është i ndërlikuar pasi edhe arsimtari ishte fqinji i saj dhe jetonte shumë afër saj në fshat”, thotë ndër të tjera Vehbi Kajtazi për Dukagjinin.