Real Madridi ka fituar Ligën e Kampionëve për sezonin 2016/17.

Real Madridi është bërë skuadra e parë në histori të Ligës së Kampionëve që fiton këtë trofe dy herë me radhë, pasi Los Blancos e mposhtën në finale Juventusin 4:1.

Ishte Cristiano Ronaldo ai që udhëhoqi Real Madridin drejt triumfit duke shënuar dy gola (20’ dhe 64’), derisa dy golat tjerë i shënuan Casemiro (61’) dhe Marco Asensio (90’).

Ronaldo theu rekord historik duke u bërë lojtari i parë që shënon në tre finale të Champions League.

“Jam shumë i lumtur, një tjetër Champions dhe shkruam historinë”, tha Ronaldo.

“A është ky Championsi im? Nuk e di, kam qenë në formë në momentet më vendimtare, duke shënuar gola në ndeshjet kryesore, por me rëndësi është fitorja dhe rekordi historik që e arritëm. Me të vërtetë nuk po mund të përshkruajë gëzimin për këtë triumf”, shtoi ai.