Mbledhja ishte në drejtim të konsultimeve që Maqedonia të kthehet në proceset e eurointegrimit dhe institucionet të punojnë në kuadër të ligjit dhe Kushtetutës. Kjo ishte deklarata e shkurtër e kreut të koalicionit Rilindje me Besë, Bilall Kasamit, pas takimit me LSDM-në.