“Unë kisha takim me Hahnin dhe në takimin tonë është biseduar lidhur me atë se anëtarësimi jonë është si një rrugë me dy teha, tash ne kemi krizë në vendin tonë dhe mos të flasim se jemi kështu tashmë dy vite dhe kishim reforma të suksesshme e kemi derë të hapur dhe rekomandim për fillim të bisedimeve”, kështu ka deklaruar në intervistën e tij të fundit kryeministri Emil Dimitriev i cili për herë të parë flet lidhur me krizën politike në vend.

“Procesi i rradhës do të ishte cështja me emrin por tash përsëri është aktualizuar kriza politike, ndërkohë që unë them se nuk mund të injorohet parimi fituesi me fituesin pasiqë ai princip jepte fortë më shumë marrdhënieve ndëretnike në vend dhe ndihmon në politikën e vendit tonë ndryshe nga shumë shtet, vendi ynë lejon të përdoret ai parim dhe duhet të rikthehemi përsëri si ishim dhe të funksionojmë përsëri”, ka deklaruar mes tjerave kryeministri Dimitriev, transmeton Zhurnal, përcjell FOL.