Dje rreth 17:40 në numrin telefonik të policisë 192 nga telefoni është paraqitur një burrë nën ndikimin e alkoolit dhe pa u prezantuar se kush është ka thënë se “për 16 minuta dy raketa do të dërgohen në drejtim të Qeverisë së Maqedonisë për ta shkatërruar atë”, informojnë nga MPB.

“Ministria e Punëve të Brendshme i ka ndërmarrë të gjitha masat dhe me shpejtësi e ka gjetur burrin që ka telefonuar. I njëjti është sjellë në stacionin policor ku ka shpjeguar se ai ka qenë i motivuar për ashtu siç ka thënë “ka dashur të tërheqë vëmendje pasi që nuk ka qenë i kënaqur me funksionimin e sistemit të shtetit”, thonë nga MPB>

Përndryshe, në të njëjtën ditë, është arrestuar një tjetër person, për të cilin, sipas vlerësimeve të tij nuk ka qenë fajtor. MPB njofton se po ndërmerren të gjitha masat për pastrimin e rastit. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik.