Ish-kryetari i RDK-së dhe aktualisht profesor universitar, Rufi Osmani përmes një reagimi është përgjigjur lidhur me akuzat dhe përmendjen e emrit të tij në kuadër të debateve politike. Por ai kryesisht ka përmendur edhe emra të caktuar, duke nënvizuar sot një letër të Shpat Iseinit, kandidatit të RDK-së për komunën e Gostivarit.

Ja letra e plotë:

Te nderuara redaksi te portaleve elektronike duke besuar se ju ngelni besnik parimeve te informimit objektiv ju dergoj demantin vijues.

Ne teresi distancohem nga komunikimi i para disa diteve ne mes te Artan Dikes dhe Vesel Memedit dhe ne teresi hudhi posht halucinacionet e tyre ne lidhje me personalitetin tim.

Personave ne fjale ju rekomandoj qe qerimin e hesave ne mes vete ta bejne pa u marun me Rufi Osmanin sepse une betejet e mija politike i kam perfunduar dhe ne kohen kur kam qen udheheqes i struktures politike se perbashket si ne fitore dhe humbje kemi qen unik dhe monolit.

Hudhi posht ne teresi komentet e nipit tim Haqim Ismailit ne lidhje me kandidaturen e Shpat Iseinit, djalit te deshmorit te ngjarjeve te flaumrit te vititn1997. Kam pasur dhe kam respekt te padiskutueshem per deshmorin e flamurit dhe per familjen e tij.

Rufi Osmani duke u udheheq nga parimet etike dhe te llogaridhenies angazhimin e tij politik e mbylli duke dorezuar mandatin e deputetit ne vitin 2014 dhe dorezoi mandatin e kryetarit te partise qe e themeloi ne vitin 2015.

Me kete veprim une mbylla perfundimisht angazhimin tim politik dhe per pasoje te gjithe te tjeret qe garojn edhe ne keto zgjedhje politike edhe ne zgjedhjet tjera le te miren me konkurentet e tyre dhe jo me persona si une qe politiken e kan mbyllur ne syrtaret e e historise.

Te gjithe ju si politikan aktual peshen tuaj elektorale do e kuptoni gjate numrimit te votova tuaja me 15 tetor dhe verdikti i popullit do jet vula e peshes tuaj publike, verdikt te cilen do keni detyrim ta respektoni pavarsisht nga pritjet dhe bindjet tuaja.

Gjykimin e vertet per te gjithe ish politikanet dhe per ju qe mereni me politike aktualisht do ta jep koha dhe historia me e re, prandaj durim dhe mos nguteni me akuza dhe vleresime subjektive sepse nuk i bejne pershtypje askujt.

Rufi Osmani qe nga viti 2014 eshte jashte politikes dhe nuk perkrah asnje kandidatur te asnje individ dhe te asnje partie politike ne keto zgjedhje politike”, thekson Rufi Osmani.