Sead Koçan, pronar i TV Nova ditën e enjte në mëngjes ka lëshuar Maqedoninë përmes kalimit kufitari Tabanovc dhe është larguar në drejtim të panjohur, mëson Nova TV nga burimet në hetim.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka lëshuar  fletëarrest qendror dhe fletëarrest ndërkombëtar për biznesmenin dhe njëherit pronarin e TV NOVA Seat Koçan. Tani për tani nuk mund të konfirmohet se ku mund të ndodhet i dyshuari i Prokurorisë Speciale Publike. 

Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka informacione se në cilin shtet ndodhet për momentin biznesmeni.

Sipas Nova TV, Koçan ka lëshuar Maqedoninë disa orë para vendimit të Gjykatës Penale, të cilët pranuan ankesën e PSP-së.Sipas hetimeve të PSP-së në rastin “Trust”, të akuzuarit kanë fituar në mënyrë joligjire pasuri prej 17 milionë euro.