Flokëkuqtë janë më të prirur që të preken nga sëmundja e Parkinsonit, thotë një studim i ri.

Shkencëtarët e kanë zbuluar se i njëjti gjen që i bën këta njerëz të kenë rrezikshmëri më të madhe nga kanceri në lëkurë, është po i njëjti që i rrezikon të preken nga ky çrregullim i trurit.

Mutacioni i gjenit që i bën flokët të jenë të kuqe (mc1r), dhe që e bën lëkurën të jetë më e dobët para dëmtimit nga dielli, po ashtu i afekton kemikalet e trurit.

Sa më shumë që flokëkuqtë plaken, mcr1 (gjeni i flokëkuqëve), e limiton prodhimin e dopaminës në pjesë të caktuara të trurit.

Në këtë rast, dopamina është esenciale në luftimin e toksinave që shkaktojnë Parkinsonin, thonë shkencëtarët e Universitetit të Massachusetts, shkruan Daily Mail, transmeton FOL.