Disa thonë: “Kush të do vërtet do të kthehet”. Por e vërteta është: “Kush të do vërtet, nuk të braktis kurrë”. Ky ishte statusi i Flori Mumajesit një ditë më parë, i cili nxiti disa media e portale të shkruajnë se ia ka dedikuar Elvana Gjatës pas “ndarjes” me të. Edhe pse Flori dhe Elvana janë përfolur shumë për marrëdhënien e tyre, asnjëherë nuk kanë deklaruar asgjë publikisht përveҫ bashkëpunimeve muzikore për shumë vite.

Megjithatë, portalet dhe mediat rozë nuk e lanë jashtë vëmendjes statusin e Florit gjatë ditës së djeshme. Dhe kjo gjë e ka revoltuar kantautorin e njohur. Pas shprehjes “kush të do nuk të braktis kurrë”, Flori postoi edhe një foto tjetër në Instagram për të sqaruar “të ҫuditurit”, siҫ i quan ai, se të tilla statuse i ka postuar gjithmonë, edhe shumë vite më parë.  

florr

Për të gjithë ata “të çuditurit” që lexojnë statuset e mia në FB apo këtu, ku ishit kur unë nxirrja shprehje të tilla edhe më përpara?!

– Kush më ka njohur nuk do më harrojë kurrë. Kush më ka harruar nuk më ka njohur vërtet…! (Viti 2013)

– E vërteta është se ҫdokush do të të lëndojë. Ti vetëm duhet të gjesh ata për të cilët ia vlen të vuash! (Viti 2014)

– Jeta vazhdon, kujtimet mbesin! (Viti 2015)

– Mos i lëndo asnjëherë njerëzit që të duan shumë, sepse ata nuk do të hakmerren, por do largohen përgjithmonë… (Viti 2016)

Kështu, duke i mbyllur gojët e liga, Flori u vë kapakun edhe thashethemeve për marrëdhënin e tij me Elvana Gjatën.

florrr