Katër nga të akuzuarit e rastit “Monstra”, Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviç si dhe Fejzi Aziri sipas javores, “Fokus” kanë qenë të përgjuar shumë kohë më parë se të ndodhë vrasje e pesë të rinjve në afri të liqenit të Smillkovës. Demiri ka qene i përgjuar edhe me 20 prill të vitit 2012 ose tete ditë para vrasjes së pesëfishtë. Tetë ditë para se të ndodhë vrasja në liqenin e Smilokovcës ka qenë i përgjuar edhe Agim Ismailoviç si dhe vëllai i tij por nuk dihet në cilën periudhë kohore. Avokati Naser Raufi thotë se shkrimi i javores Fokus është edhe një dëshmi se kemi të bëjmë me proces të montuar kundër gjashtë shqiptarëve të dënuar me burgim të përjetshëm.

“Ky montim është bërë shumë kohë para vrasjes kjo tregon dëshmia që i ka prokuroria speciale që janë të përcejellur telefonatat që janë pa bazë të dënuar edhe para deliktit. Po ta kishin ditë që këtë janë të involvuar sigurisht kenë duke i parandaluar organet po këtë nuk kanë lidhje me këtë por këtë janë të përzgjedhurit nga ana e Ministrisë së punëve të brendshme dhe prokuroria që të jenë fajtor për këtë dënim”, tha avokati Naser Raufi.

Pala mbrojtëse dhe familjarët tani një kohë kërkojnë që ky rast t’i kaloj Prokurorisë Speciale, por përkundër gatishmërisë së ekipit të Katica Janvës, këtë e pamundëson mosmiratimit i ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve të mbrojtur. Mos miratimi i ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve nga Kuvendi, Raufi e konsideron si një përpjeke të partive në pushtete për të mos u zbardhur ky rast.

Senat Zylbehari