Ish deputeti Izet Zeqiri i cili njihet si ekspert i numrave ka hedhur fakte me numra duke krahasuar Spitalin e Manastirit dhe Tetovës duke treguar se si Fondi ka diskirimnuar Spitalin e Tetovës duke ia shkurtuar buxhetin për vitin 2016.

Ka të drejtë Spitali Klinik Tetovë që reagon për më shumë para apo buxhet nga Fondi i Shendetësisë sepse këtë e bën në interes të ofrimit të mbrojtjes shëndetësore në kohë, kualitativ, kuantitativ dhe bashkëkohore të qytetarëve të Pollogut. Fondi Shëndetësisë po manipulon me kriteriumet dhe në vendë të drejtëshmërisë ofron diskriminim në shpërndarjen e mjeteve financiare.
Nëse analizohen buxhetet e spitalit klinik të Manastirit që ka buxhett 9.5 milion euro e që ofron shërbime të 97 mijë të siguruar shëndetësorë do të shohim se ky regjion faforizohet nga Fondi i Shëndetësisë përkundrejtë Tetovës me mbi 155 mijë të siguruar shendetësorë dhe me buxhet 6.9 milon euro.
Po të krahasojm edhe si regjione do të shohim se regjioni i Pollogut me 310.178 banore me 9 komuna dhe me 236.105 të siguruar shendëtsor ka më shumë banorë edhe më shumë të siguruar se regjion i Pellagonisë që përfshin 9 komuna me 236.088 banorë dhe 206.896 të siguruar shendetesor si regjion.

Dmth Fondi i Shëndetsisë së Maqedonisë për një pacient (të siguruar) në Tetovë ndan 45 euro në vit, kurse për një pacient në Manastir ndan 98 euro në vit dhe në Shtip 99 euro në vit. (fol.mk)

Shih tabelen:

izetizet stat