Dhjetëra simpatizues të partisë VMRO-DPMNE, për momentin janë mbledhur përpara hapësirave të Komisionit Shtetëror Zgjedhore (KSHZ), për ashtu siç thonë, të shprehin revoltën e tyre për vonesën e rezultateve nga zgjedhjet e djeshme parlamentare.
Ashtu siç deklaruan, ata thonë se është koha përfundimtare që KSHZ t’i deklarojë rezultatet finale.
Përpara ndërtesës së KSHZ-së, dhe në radius më të gjerë, janë shtuar forcat e policisë.
Personat e mbledhur protestojnë, me parulla dhe flamuj të VMRO-DPMNE-së dhe thonë se, nuk do të ikin, derisa KSHZ t’i deklarojë rezultatet./Portalb