Edhe Rita Ora ka dhënë ndihme saj për shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Ajo ditë më parë njoftoi publikun se do ta ndërtojë shtëpinë për një familje të prekur nga tërmeti në Shqipëri, shkruan Syri Kosova.

LEXO EDHE:
E dashura e Leo Di Caprio-s flet për herë të parë për diferencën në moshë me aktorin
Madje, ajo ka bërë thirrje tek të gjithë që kanë mundësinë të ndihmojnë banorët e Shqipërisë.

Por, kjo nuk është e tëra, këngëtarja ka vendosur në profilin e saj në Instagram tek të dhënat, linkun e fondacionit të Qeverisë së Shqipërisë, të hapur veçanërisht për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Ajo bën thirrje të dhurojnë donacione, ndërsa vendosi pranë linkut edhe një figurë të flamurit kombëtar shqiptar.