Chelsea dhe Crystal Palace i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 13:30 do të zhvillohet në stadiumin Stamford Bridge, me The Blues që cilësohen si favoritë në letër.

Për këtë sfidë, Frank Lampard do të jetë pa Billy Gilmopur dhe Hakim Ziyech që janë të lënduar.

Në anën tjetër, The Eagles nuk mund të llogarisin në Michy Batshuayin (pjesë e marrëveshjes për huazim), Gary Cahill, Ferguson, Tominks, Wickham, Patrick van Anholt.

Formacioni startues i Chelseat: Mendy, Azpilicueta, Silva, Zouma, Chilwell, Jorginho, Kante, Havertz, Hudson-Odoi, Werner, Abraham.

Formacioni startues i Crystal Palaces: Guaita, Ward, Kouyate, Sakho, Mitchell, Townsend, McCarthy, McArthur, Eze, Ayew, Zaha.