22 Forume rinore të partive politike në Maqedoni kanë nënshkruar Deklaratën për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.

Partitë me nënshkrimin e deklaratës obligohen për zgjedhje demokratike, të mos fillojnë kërcënimet për qytetarët për të dhënë votën për një parti të caktuar, për përmirësimin e klimës demokratike në procesin zgjedhor, për gjykimin publik të çdo akti të dhunës, si dhe për mospublikimin e shpifjes, nënçmimeve dhe manipulimeve.

Nënshkruesit detyrohen ta largojnë ose minimizojnë gjuhën e urrejtjes.