Maqedonia e Verit edhe sot në ditë zie kombëtare, pas tragjedisë në Bullgari, ku zyrtarisht jetën kanë humbur 44 udhëtarë të autobusit nga Shkupi. Ne pikën kufitare “Deve Bair” flamuri ende është në gjysmështizë! Në këtë pikë kufitare autobusi i aksidentuar nuk ishte evidentuar gjatë daljes nga RMV-ja në Bullgari, si rrjedhojë Dogana mbrëmjen e djeshme vendosi që të suspendojë nga puna dy doganierë. Autoritetet tashmë kanë suspenduar lejen e punës për kompaninë transportuese nga Shkupi “Besa Trans”, për të cilën Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka konstatuar se nuk ka pasur leje për qarkullim për autobusin në fjalë, gjegjësisht për autobusin e aksidentuar.