Për shkak të festës së 2 Gushtit – Ditës së Ilindenit, që është festë shtetërore në Maqedoninë e Veriut, qytetarët janë në fundjavë të zgjatur.

Kjo ka bërë, që njëri nga vendet ku mund të freskohesh nga vapa e verës, Matka të mbushet me qytetarë.

Por, Matka është parë të jetë e mbushur edhe me mbeturina.

Qytetarë të pandërgjegjshëm, ushqimin që e kanë konsumuar, mbetjet i kanë lënë pa i mbledhur.

Si pasojë, Matka ka marrë një pamje të shëmtuar.