Megjithëse Milan është duke kaluar një moment të mirë me skuadrën e tanishme, duket se drejtuesit po mendojnë për të përforcuar pjesën e sulmit me një prurje nga Premier League.

Klupi është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Daniel Sturridge, raportojnë mediat italiane.

Reprezentuesi anglez është opsion i “Rossonerëve” në rast të largimit të sulmuesit kolumbian Carlos Bacca.

Sturridge po ashtu është i pakënaqur me hapësirën e kufizuar për lojë tek “Reds”.

Për këtë arsye Milan është i gatshëm t’i ofrojë më tepër minuta loje në “San Siro”.

19-269-300x248