Ministri i sapozgjedhur i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka anuluar furnizimin e Spitalit të Tetovës me mjete të cilat janë të nevojshme.

Siç bëhet e ditur ky spital është dashur që të pajiset me këto mjete: Kolona laparoskopike, gastroskop, kolonoskop, 2 aparate për koagulimin e plazmës së argonit. Këto pajisje janë të nevojshme për salla operimi si dhe për salla intervenimi gastroskopik.