Këngëtarja e cila prej kohësh i ka munguar tregut muzikor duket se po përgatitet për një rikthim të fuqishëm.

Bëhet fjalë pikërisht për këngëtaren Rezarta Shkurta e cila ka dy vite qe nuk ka sjellë asnjë projekt të ri,  saktësisht që nga pjesëmarrja e saj  në festivalin në ‘Kënga Magjike’ në vitin 2014.

Dhe ashtu siç tha edhe para disa  javësh, këngëtarja  tashmë ka nisur xhirimin e videoklipit të këngës së saj më të re.

Kënga titullohet “Pa Ty”, dhe këtë e njoftoi këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale.

auto_rezarta1480505385-768x419