Pas fotografisë së përbashkët me deputetin e BDI-së Izet Mexhiti dhe kreun e komunës së Sarajit Blerim Bexheti, deputeti Kastriot Rexhepi nuk tregon nëse mbishkrimi “bashkë” nënkupton që ai do të veprojë në kuadër të grupit parlamentar të BDI-së, ose nëse do t’i bashkohet të ashtuquajturit “grupi i zjarrit” brenda BDI-së. TV21 kontaktoi Rexhepin për përgjigje, por i njëjti tha se do të jetë i qasshëm për mediumet prej ditës së enjte.

“Prononcime për mediume do të kem prej ditës së enjte”, tha Rexhepi.

Ndryshe, Rexhepi aktualisht në Kuvend vepron si deputet i pavarur, pas shkëputjes së tij nga Lëvizja Besa.