Franca me vëmendje po i ndjek zhvillimet e fundit politike në Shkup. Franca u bën thirrje të gjitha palëve që të kenë përgjegjesi për situatën e krijuar dhe përmes dialogut t’i zgjidhin problemet që kanë,sepse kjo gjë është e dëmshme si për vendin ashtu edhe për regjionin në tëerësi, ka porositur sot Sekretari Shtetëror francez për çështje evropiane, Arlem Dezir.

Ai poashtu theksoi se Kushtetuta, rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit dhe parimet demokratike duhet të respektohen, na pëlqejnë apo nuk na pëlqejnë.

“Ne mbështesim përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini për dalje nga kriza politike, gjatë vizitës së saj të fundit në Maqedoni dhe apelojmë për formimin sa më të shpejtë të një qeverie që do të zbatojë reformat si një parakusht për afrimin e vendit drejt Evropës”,- ka thënë Desir.